Bashkia Pustec eshte nje entitet publik vendor, e cila mbulon nje zone prej 198.68 km², me nje popullsi prej 3,290 banoresh. Kjo bashki perbehet nga 1 njesi administrative. Bashkia ka nen administrimin e saj 9 fshatra.
Pusteci eshte nje zone e favorshme per zhvilimin e turizmit veror Mikroklima e pasur, liqeni I Prespes, pamjet e bukura panoramike me nje nderthurje harmonike te peisazhit, gatimet tradicionale, ndertesat e vjetra buze liqenit te Prespes nga shekujt 13 dhe 14 si dhe ishulli I Maligradit jane atraksionet kryesore te kesaj zone. Liqeni I prespes pervec bukurise natyrore qe ofron shquhet dhe per floren dhe faunen e pasur.
Rajoni perreth shtrihet ne brendesi te Parkut Kombetar te Prespes. Zona karakterizohet nga kisha te vjetra te ndertuara ne guva qe datojne nga shekulli i 12-te. Kjo zone eshte e njohur per trashegimine kulturore dhe historike me nje potencial te madh per zhvillimin e turizmit kulturor.
Bashkia eshte e ndare ne 25 departamente dhe ka 55 punonjes. Ajo gjithashtu ka ne perberje nje department I vecante per zbatimin e programeve qe lidhen me ceshtjet e turizmit dhe te kultures.